Flash News

E-TJERA

Dita e dytë e samitit "Open Balkan", axhenda dhe marrëveshjet që do të nënshkruhen

Dita e dytë e samitit "Open Balkan", axhenda dhe

Sot është dita e dytë e samitit të "Open Balkan" në Tiranë. Pas darkës që zhvilluan mbrëmjen e kaluar në Elbasan, sot do të zhvillohet takimi në Pallatin e Brigadave mes tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev. Ceremonia dhe më pas takimi do të nisin në orën 09.00.

Ata do të nënshkruajnë 5 marrëveshje: Një treg i përbashkët dhe i lirë pune, ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhjeje elektronike identifikimi për qytetarët, për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore e fitosanitarisë, për njohje të ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS) mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mes Shqipërisë dhe MV.

Në fund do të ketë një konferencë për mediat nga Rama, Vuçiç dhe Zaev. Përveç delegacioneve dhe përfaqësues nga bizneset, në samitin e sotëm do të marrë pjesë Olivér Várhelyi, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë.

AXHENDA

09:00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave
(mundësi foto)
09:05 – Takimi i 3 drejtuesve (në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç
dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09:30 – Seancë
I PARI QË MERR FJALËN:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtori i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë,
Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10:30 – Pushim
10:45 – Diskutimi i liderëve mbi axhendën e ardhshme për
Ballkanin e Hapur
12:00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
PANELI:
Edi Rama
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Branislav Nedimoviç
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave,
Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa
NË SEANCË MARRIN PJESË EDHE:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit
13:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve
të iniciativës ballkanike të hapur

 

Të fundit