Flash News

E-TJERA

Dita e dytë e vaksinimit në “Air Albania”, rreth 50 mjekë të tjerë do marrin dozën e parë

Dita e dytë e vaksinimit në “Air Albania”, rreth 50

Sot është dita e dytë e vaksinimit anti-Covid në vendin tonë. Siç edhe është paralajmëruar janë stafi mjekësor që do marri fillimisht vaksinën, për t'u ndjekur më pas nga të moshuarit mbi 75-vjeç.

Jashtë stadiumit "Air Albania", ku edhe po kryhet vaksinimi, qëndrojnë forcat policore për të ndaluar grumbullimet apo për të ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar.

Mësohet se të parët që kanë mbërritur janë ministrja Ogerta Manastirliu dhe mjekja Silva Bino. Edhe sot sikurse dje, pritet të vaksinohen rreth 50-60 mjekë.

Fushata e vaksinimit për koronavirusin nisi të hënën në orën 15:00, në transmetim live, ku fillimisht e mori mjekja Najada Como, e më pas kryeministri Edi Rama, dhe infeksionistët Pëllumb Pipero e Tritan Kalo.

Të fundit