Flash News

E-TJERA

Dita e dytë pa asnjë humbje jete, MSH: Vetëm 20 raste të reja

Dita e dytë pa asnjë humbje jete, MSH: Vetëm 20 raste të

Shënohet dita e dytë pa asnjë humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, por vetëm 20 raste të reja pas kryerjes së 3,137 testimeve.

“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë kryer 3,137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

 

Të fundit