Flash News

E-TJERA

Dita e Flamurit, deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhen bashkë në 28 nentor

Dita e Flamurit, deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë do

Në këtë 28 nëntor, deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të bëhen bashkë në Tiranë, për të festuar 110 vjetorin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një dokument të nënshkruar nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca thuhet se një delegacion nga Prishtina do të niset për në kryeqytetin shqiptar që më 26 nëntor.

Gjithashtu, më 27 nëntor do të mbahet një seancë plenare e përbashkët e të dy kuvendeve.

Në dokumentin e publikuar nga Telegrafi, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë do të mbulojë akomodimin dhe një drekë për të gjithë pjesëmarrësit nga Kuvendi i Kosovës.

Dita e Flamurit, deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë do

Nga Grupet Parlamentare të Kuvendit është kërkuar që deri më 15 nëntor 2022, të përgatisin listën e deputetëve që do të udhëtojnë me transport të organizuar nga Kuvendi, si dhe atyre me automjete private.

Akomodimi i delegacionit të Kosovës do të bëhet në dy hotele të ndryshme.

Hotel Sheraton: 50 vende (Kryetari i Kuvendit plus stafi, Kryeministri plus stafi, Sekretari i Përgjithshëm plus stafi). Hotel International: pjesa tjetër e delegacionit max 155 vende (deputetët; nënkryetarët; ministrat dhe stafet)”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

 

 

Të fundit