Flash News

E-TJERA

Dita e katërt e protestës për vrasjen e Klodian Rashës/ 1 mijë efektivë në terren, shtohen masat

Dita e katërt e protestës për vrasjen e Klodian Rashës/ 1

Ka nisur dita e katërt e protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë së Shtetit. Protestuesit kanë nisur të mblidhen në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Policia ka shtuar numrin e efektivëve në terren. Rreth 1000 punonjës së forcave policore janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës.

 FNSH janë vendosur pas godinës së kryeministrisë, për të ndërhyrë në rast se protesta tensionohet sikurse ka ndodhur edhe tre ditët e mëparshme.

Ka punonjës të policisë, të cilët janë vendosur në taracen e Kryesisë së Kuvendit. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut si dhe një riformatik të këtyre struktuarave.

Të fundit