Flash News

E-TJERA

Dita e shtatë/ Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, i bashkohen edhe studentët

Dita e shtatë/ Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, i

Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë, e cila sot mbahet për të shtatën ditë radhazi.

Qytetarët me pankarta në duar kanë marshuar nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Sot, protestës i janë bashkuar edhe studentët, të cilët kërkojnë ulje të çmimeve të karburantit, shërbimeve dhe produkteve të shportës.

Dje kryeministri Rama u shpreh i prerë se taksa e karburantit nuk do të hiqet pavarësisht protestave, me justifikimin e vendi preket nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë.  

Rama prej disa ditësh ka prezantuar paketën e rezistencës sociale, por duket se qytetarët janë sërish të pakënaqur.  

Të fundit