Flash News

E-TJERA

Dita e Verës, mesazhet e urimit që kanë përcjellë politikanët

Dita e Verës, mesazhet e urimit që kanë përcjellë
Foto ilustruese

Në festën e Ditës së Verës nuk kanë munguar as mesazhet e politikës shqiptare. Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, shkruan se pranvera po vjen furishëm, ndërsa uron shqiptarët për këtë festë.

Dita e Verës, mesazhet e urimit që kanë përcjellë

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta urojë këtë festë përmes një video të publikuar në Facebook, në të cilën përmblidhen disa nga karakteristikat kryesore të kësaj dite.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike i ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai uron të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht qytetarët e Elbasanit.

Dita e Verës, mesazhet e urimit që kanë përcjellë

Në të njëjtën linjë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar përmes njoftimi zyrtar, ndërsa nënvizon se për të dytin vit radhazi Dita e Verës festohet në kushtet e pandemisë. Ai shton se kjo fatkeqësi natyrore i ka kufizuar njerëzit fizikisht dhe materialisht, por jo shpirtërisht.

"Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore, të cilat janë të mbrojtura nga dashuria për jetën, prirjen për lumturi dhe besimi se në të ardhmen me ditë më të mira. Le të gëzojmë bashkarisht këte ditë, të mblidhemi rreth tryezës brenda vatrava familjare dhe të urojmë e besojmë se pas kësaj Vere, pandemia do të jetë një kujtim”, shkruan Kryetari i Kuvendit.

Këta janë aktorët e politikës shqiptare, të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre për këtë ditë feste deri në këto momente të ditës.

Të fundit