Flash News

E-TJERA

Dita Ndërkombëtare e krimeve të Totalitarizmit, Kadilli: Kemi zgjedhur të mos kujtojmë, prandaj nuk jemi të lirë

Dita Ndërkombëtare e krimeve të Totalitarizmit, Kadilli: Kemi

Ndërsa e gjithë Europa përkujton viktimat e regjimeve totalitare e autoritare, në Shqipëri 23 gushti kalohet thuajse në heshtje.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli në një postim në Facebook shkruan se sot Shqipëria duhet ta kishte një ditë të rëndësishme, me akte shtetërore, aktivitete nga shoqëria civile, nga komunitetet, por nuk ka.

Prandaj, sipas Kadillit Shipëria nuk është e lirë nga e keqja.

Reagimi i Kadillit:

Dita e Shiritit të Zi. (Black Ribbon Day)

Dita Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të Totalitarizmit.

Ne kemi shumë për të kujtuar! Më shumë se vende të tjera.

Por, kemi zgjedhur të mos kujtojmë.

Vazhdojmë të notojmë në moton kënetore “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor”..

Përjashtim bën ndonjë shkrim apo postim nga individë që e vuajnë harresën edhe më shumë se sa vuajtjen konkrete nga diktatura.

Shqipëria duhet ta kishte një ditë të rëndësishme. Sot duhet të kishte akte shtetërore, aktivitete nga shoqëria civile, nga komunitetet, nga familjet, nga individët. Por nuk ka.

Kur të dënojmë me të vërtetë të keqen mund të shpresojmë të ndërtojmë diçka vërtet të mirë.. deri atëhere do sillemi në batak.

Për të kuptuar se sa keq i kemi punët dua të sjell në vëmendje se vendet e lira e zgjodhën datën 23 Korrik, si kujtim për ditën kur u nënshkrua Pakti Molotov-Ribentrop, më 1939.

Vendet Balltike në 23 Korrik 1989, formuan Zinxhirin Njerëzor prej 2 Km, më i gjati në histori, për t’i vënë kufirin nacional dhe ideologjik Bashkimit Sovjetik, Perandorisë të së Keqes.

Prandaj ata janë sot të lirë. Prandaj ne sot nuk jeni të lirë. Nuk jemi çliruar nga e keqja jonë.

Të fundit