Flash News

E-TJERA

Dita nis me kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita nis me kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Mot i kthjellët dominon në territorin shqiptar deri në mesditë kur vanësira kalimtare do të shfaqen fillimisht në rajonin verior. Pasditja pritet të sjellë kalime vranësirash edhe në pjesën tjetër të shqipërisë, por pa reshje.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbizotërojnë deri mëngjesin pas- ardhës, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit