Flash News

E-TJERA

Nisin protestat kundër rritjes së çmimit të naftës/ Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin, fermerët në Lushnjë bllokojnë autostradën

Nisin protestat kundër rritjes së çmimit të naftës/

Dita e sotme ka nisur me protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, që ka sjellë efekt zinxhir edhe te produktet e tjera.

Fermerë dhe qytetarë kanë bllokuar autostradën Lushnjë-Fier. Situata është tensionuar, pasi policia ka tentuar t’i largojë nga rruga, por aya e kanë çarë kordonin e efektivëve.

Protestuesit janë janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Protestë ka nisur edhe në Korçë. Studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë.

Ata janë mbledhur pranë universitetit Fan Noli. Me pankarta nëpër duar, ku shkruhej “Mos të bëhet heshtja jonë, gazi i botës”, ata iu bashkuan revoltës së qytetarëve që ka përfshirë vendin ditët e fundit.

Sot sërish do të mbahet protestë edhe para kryeministrisë në orën 17.00. Qytetarët shprehen të vendosur për të mos hequr dorë nga protesta, pa u ulur çmimi i naftës. Sipas tyre në shtrenjtimin e paprecedentë nuk ka ndikuar lufta në Ukrainë, siç pretendon qeveria, por është një abuzim.

 

Të fundit