Flash News

E-TJERA

I biri akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, Dilaver Velo pezullohet nga detyra si polic

I biri akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, Dilaver Velo pezullohet

Dilaver Velo, baba i të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës është pezulluar nga policia. Ai ishte efektiv në Patrullën e Përgjithshme të Policisë.

Albano Velo, 30-vjeçari nga Këlcyra dyshohet se është autori i vrasjes së Edmond Papës. Shkaku dyshohet se është prishja e pazareve të drogës, por edhe hakmarrje për vrasjen e mikut të tij, Aleksandër Sadikajn.

Ky i fundit dhe Velo kanë qenë miq. Aleksandër Sadikaj, u vra më 11 qershor 2022 në aksin Sauk -TEG, kur makina me të cilën po udhëtonte shpërtheu, si pasojë e vendosjes së tritolit.

Dyshohet se Papa ka lidhje me vrasjen e Sadikaj, por mbetet për t’u parë se çfarë do të nxjerrin në dritë hetimet.

Ndërkohë Velo ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e Edmond Papës.

 

Të fundit