Flash News

E-TJERA

Djali i Soros publikon foto nga samiti i ‘Ballkanit të Hapur’: I lumtur të shoh kaq shumë progres

Djali i Soros publikon foto nga samiti i ‘Ballkanit të Hapur’:

Ndonëse ishte një takim mes vendeve të Ballkanit, në takimin e nismës së ‘Open Ballkan’ i mbajtur dje në Ohër i pranishëm ishte edhe djali i George Sors, Alex Soros.

Një ditë pas samitit, ai ka postuar foto nga takimi ku shihet në një tryezë me drejtuesit e vendeve të Ballkanit, ndërsa shkruan “I lumtur të shoh kaq shumë progres për ‘Open Balkan’".

Nuk dihet se cili është roli i tij në këto takime, por nuk është hera e parë që Alex Soros shfaqet në takimet e Ballkanit të Hapur.

Ai njihet si një mik i ngushtë i kryeministrit Shqiptar Edi Rama. Ndërkohë, të tjerë aludojnë se vetë Ballkani i Hapur është një projekt i hershëm i George Soros i cili po merr jetë tashmë me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç.

 

Të fundit