Flash News

E-TJERA

“Djalit i është përkeqësua gjendja, vajza e babai me probleme”/ Apeli refuzon për herë të tretë radhazi lirimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

“Djalit i është përkeqësua gjendja, vajza e babai me

Për herë të tretë radhazi, Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila kërkoi lirimin nga qelia me argumentin për t’u kujdesur për djalin e sëmurë dhe babain e saj

Avokati i Hoxhajt ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport për rëndimin e gjendjes shëndetësore të djalit, si edhe raport mjekësor të babait të saj. Djali i ish-gjyqtares vuan nga një sindromë e rëndë. Gjithashtu edhe vajza e saj me të atin që kujdeset për fëmijët kanë probleme të theksuara shëndetësore.

Gjithsesi, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e ka marrë parasysh këtë situatë, duke refuzuar kërkesën e ish-gjyqtares.  Gjithsej janë 7 kërkesa të refuzuara nga Gjykatat për liri të bëra nga ish-gjyqtarja Hoxha.

Enkeleda Hoxha u arrestua në Shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ajo akuzohet për lirimin e personave me dënime të rënda, si: Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari, Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim, si dhe të Hekuran Billës, i cili është ekzektuar me armë zjarri.

 

Të fundit