Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Bëmat e Johnny McEntee, “Nën-Presidentit” që u ngjit në majat e pushtetit kur demokracia u vu në rrezik
Nga Jonathan D. Karl*
Në fund të tetorit 2020, teksa ishte në seancën dëgjimore për konfirmimin e anëtares së Gjykatës së Lartë Amy Coney Barrett, shefit të kabinetit të Trumpi-t, Mark Meadows, i ra zilja e celularit. Ai u përgjigj me një pëshpërimë dhe doli në korridor për ta vazhduar bisedën. Po çfarë ishte ajo çështje urgjente qëe bëri shefin e kabinetit të dilte nga një seancë dëgjimore aq shumë e rëndësishme?
Telefonatën e bëri Andrew Hughes, një punonjës në Departmentin e Banimit dhe Zhvillimit Urban, të cilin Meadows e kishte porositur ta telefononte sapo të gjente informacion të konfirmuar për një zyrtare të atij departamenti, për të cilën kishte të dhëna se po “flirtonte me armikun”.
Zyrtarja, një grua fare e re në moshë, i kishte bërë “like” në Instagram një postimi të këngëtares së famshme Taylor Swift…
Në atë postim ishte një foto e këngëtares me njënjë tabaka me biskota,në të cilat shkruhej Biden-Harris. “Ne s’mund të lejojmë njerzit tanë të pëlqejnë postime që promovojnë Joe Biden,” Meadows i tha Hughes.
Në fakt, ajo zyrtare e re ishte një fanse e zjarrtë e këngëtares së famshme, që i bënte “like” pothuaj çdo postimi të saj në Instagram. Por për “policët e Trump-it”, kjo përbënte një tradhti brenda radhëve…
“Policët e Trump-it”, përfshirë zyrtarin vigjilent që kishte zbuluar “like”-un e mësipërm, punonin në Zyrën Presidenciale të Personelit – normalisht një zyrë modeste burokratike që merret me dokumentacionin e rreth 4000 zyrtarëve në postet politike të administratës federale (nga rreth 800 mijë punonjës që ka ajo). Por në vitin e fundit të administratës Trump, ajo zyrë u shndërrua pothuaj në një zyrë të fshehtë policie, që monitoronte me zell zyrtarët e administratës për ndonjë shenjë “tradhtie”, e që spastronte ata që nuk shiheshin si mjaftueshëm besnikë ndaj Trump-it (duke u futur frikën të tjerëve). Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, ma përshkruan atë zyrë si një farë STASI gjermano-lindor, apo më keq akoma, si një Gestapo naziste – gjithnjë vigjilente ndaj tradhtarëve “brenda familjes”.
Në krye të asaj zyre ishte Johnny McEntee, vetëm 29 vjeç kur u emërua në atë post. Më parë ai kishte qenë një shoqërues i thjeshtë i Trump-it; një djalosh që i mbante çantën ngado që shkonte. Një nga zyrtarët më të rëndësishëm të kabinetit të Trump-it ma përshkroi atë djalosh si një “idiot, q.r.”. Por në vitin e fundit të Trump-it në pushtet, pushteti i atij djaloshi në Shtëpinë e Bardhë ishte i padiskutueshëm. Trump-i e dinte se ai ishte i vetmi person atje që mund të bënte çfarëdo t’i kërkohej nga Trump, d.v. Sipas një zyrtari tjetër të rëndësishëm të administratës Trump, ai djalosh u bë praktikisht “nën-presidenti” i SHBA-së.
McEntee dhe vartësit e tij bënë të mundshme javët e turbullta të fundit të presidencës Trump. Ata inkurajuan e mbështetën përpjekjen maniake të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe përgatitën skenën për sulmin ndaj Kongresit më 6 janar 2021. Falë tyre, zyrtarët me përvojë rreth Trump-it (që ndoshta mund t’ia frenonin impulset më ekstreme) u larguan ose u anashkaluan në javët e fundit të presidencës Trump. Në ato javë të turbullta, McEntee “mbretëronte në Shtëpinë e Bardhë, duke u dhënë urdhra anëtarëve më të lartë të kabinetit Trump, duke shkarkuar udhëheqjen e lartë civile të Pentagonit, dhe duke detyruar zyrtarë të lartë e të mesëm të shpallnin publikisht besnikërinë ndaj Trump-it.
Kur Trump-it nuk i pëlqyen përgjigjet që i dha krye juristi i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone, McEntee krijoi një ekip juristësh joformalë, i cili luajti një rol kyç (të panjohur publikisht) për të trysnuar Zv.Presidentin Mike Pence që të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve në Kongres. Vetëm pak ditë para 6 janarit, McEntee i dërgoi zyrës së Zv. Presidentit Pence’s një memoabsurde, ku i sugjeronte se ai thjesht do të ndiqte shembullin e Thomas Jefferson-it, po ta përdorte postin e tij për t'ia dhënë fitoren Trump-it në seancën e Kongresit më 6 janar.
Më shumë se kushdo tjetër në Shtëpinë e Bardhë, McEntee ishte kokë e këmbë Trumpist —një djalosh që u ngjit në majat e pushtetit kur demokracia u vu në rrezik
Për herë të parë Johnny McEntee-n e kam takuar kur vizitova Trump Tower më 2015, pak kohë pasi Trump kishte shpallur kandidaturën për president. McEntee ishte i sjellshëm, i përqendruar dhe i gjindur. Ai mu prezantua si drejtor i udhëtimeve të fushatës Trump dhe më bëri një tur të zyrave të fushatës.
McEntee ishte një nga të parët që u punësua nga Trump për fushatën e tij presidenciale dhe shkonte kudo që Trump fushatonte. Kur Trump-i u bë president, McEntee kishte një tavolinë pune ngjitur me murin e Zyrës Ovale presidenciale – bosi donte ta kishte sa më afër. Një quarterback i skuadrës së futbollit të University of Connecticut, ai ishte i pashëm e i gjatë(por sidoqoftë nja dy centimetra më i shkurtër se Trump). Në 14 muajt e parë të presidencës Trump, McEntee bëri po atë punë që kishte bërë gjatë fushatës presidenciale: Mbajti çantat e Trump-it
Në marsin e 2018-ës, u duk se po mbyllej karriera në Ushington për McEntee. Ai u pushua nga puna përj shefit të atëhershëm të kabinetit, John Kelly, pasi vetting i FBI-së nxori në pah se ai kishte bërë depozita të mëdha të pashpjegueshme në bankë. Më vonë ai i justifikoi ato depozita si fitime që i kishte realizuar në kazino, ndërkohë që vetë Kelly u shkarkua nga Trump-i. Kështu, McEntee u rikthye tek tavolina e tij ngjitur me murin e Zyrës Ovale presidenciale.
Në mes të shkurtit 2020, Trump thirri në zyrë shefin e ri të kabinetit të tij, Mick Mulvaney. Re të zeza po afroheshin nga fronti i pandemisë Covid-19; me qindra amerikanë të evakuuar nga Wuhani ishin karantinuar në baza ushtarake, ndërkohë që OBSH-ja kishte njoftuar se infeksione ishin konstatuar edhe tek njerëz që nuk kishin udhëtuar fare në Kinë. Por biseda e Trump-it me shefin e tij të kabinetit nuk ishte rreth coronvirusit që po përhapej përtej Kinës. Ishte për disa ndryshime në personel…
“Dua ta bëj Johnny-n Drejtor të Personelit,” i tha Presidenti Mulvaney-it.
Drejtori Presidencial i Personelit ka për detyrë të bëjë vettingun e të gjithë formularëve të punësimit të zyrtarëve politikë të nivelit të lartë e të mesëm, duke përfshirë anëtarët e kabinetit qeverisës, ambasadorët, dhe drejtuesit e agjensive të inteligjencës. Më parë, McEntee nuk kishte punësuar kurrë dikë për ndonjë punë. Tani ai ishte në krye të zyrës së personelit ndoshta më të rëndësishme në botë…
Mulvaney kërkoi të vinte në zyrën e Trump-it Emma Doyle, e cila mbulonte mbikëqyrjen e Drejtorit Presidencial të Personelit. “Z. President,” tha ajo, “S’ju kam thënë kurrë jo për ndonjë gjë që më keni kërkuar, por po ju lutem fort që ta rikonsideroni këtë vendim. Nuk mendoj se është një ide e mirë.”
Emma Doyle kishte patur shumë kontakte me Trump-in, por kurrë nuk e kishte parë aq të zemëruar sa pas këtyre fjalëve.
“Ju njerëz kurrë nuk më dëgjoni me vemendje kur flas unë, q.r.” bërtiti Trump-i. “Ju do të bëni çfarë ju them unë dhe pikë!”
Mcentee i kishte thënë presidentit tamam atë që ai donte të dëgjonte: që problemet politike po ia shkaktonin njerëz që hiqeshin sikur e mbështesnin, por që në realitet punonin kundër tij në nivelet më të larta të administratës. Ishte koha që të pastrohej administrata nga anti-Trump-istët e fshehtë.
Vartësit që mori në punë McEntee ishin në shumicën e rasteve të papërvojë deri në absurd, por ishin të gjithë Trump-istë të betuar. Ai punësoi shokë të tij, si dhe vajza të reja. Siç ma përshkroi një ish-zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, “McEntee punësoi vajzat më të bukura 21-vjeçare që mund të gjendeshin, si dhe djem që nuk përbënin kërcënim për Johnny-n në lidhje me pëlqimin nga vajzat.”
Një ndër të punësuarat nga McEntee kishte qenë velinë e grupit amator të kërcimit Rockettes; e vetmja përvojë pune të paguar në rezymenë e saj ishte një periudhë e shkurtër si instruktore kërcimi. Camryn Kinsey, p.sh, ishte thjesht studente 20-vjeçare kur McEntee e emëroi shefe të marrëdhënieve me publikun. Në një intervistë me “The Conservateur”, ajo tha: “Vetëm në Amerikën e Trump-it unë mund të bëj kapërcimin nga palestra e universitetit në një zyrë në Shtëpinë e Bardhë – kjo ështëëndërra amerikane.”
In tetor 2020, Zyra Presidenciale e Personelit (McEntee & shokët e shoqet e tij) përgatitën një seri memosh, në të cilat identifikonin rreth dy dyzina zyrtarësh të Pentagonit që duheshin shkarkuar si jo besnikë ndaj Trump-it.
Memoja mbi shefin e Pentagonit Esper (e papublikuar më parë) ofron një dritare për të kuptuar deri në ç’gradë punonte imët sita e zyrës së McEntee. Ndër “mëkatet” e Esper-it: “Ndalon valëvitjen e flamurit të Konfederatës në bazat ushtarake”, “Nuk i përdori trupat ushtarake në rrugët e qyteteve për të shtypur rebelimin gjatë protestave”, “E ka fokusuar Pentagonin për luftën kundër Rusisë”, etj. etj. Në fund të memos rekomandohej që pas zgjedhjeve, të shkarkohej Esper dhe të zëvendësohej me Christopher Miller, një besnik i Trump-it. Dhe rekomandimi i McEntee, u zbatua vetëm 6 ditë pas zgjedhjeve.
Pasi bëri spastrimet në Pentagon, McEntee u përqendrua tek përmbysja e rezultatit të zgjedhjeve. Me ndihmën e “ekspertëve” të zyrës së tij hartoi një memo që ia dërgoi zyrës së Zv. Presidentit Pence. Në atë memo, pretendohej se Thomas Jefferson, si Zv.President, kishte injoruar parregullsitë në fletën e rezultateve të Georgia-s, duke siguruar fitoren për vete në garën presidenciale.
Po McEntee& co. nuk janë konstiucionalistë apo historian. Kështuqë memoja e tyre e shtrembëronte keqazi realitetit e ngjarjes së Jefferson-it. Ai nuk shpalli të pavlefshme votat e ndonjë shteti (siç donte Trumpi të bënte). Ai thjesht pranoi rezultatet e një shteti që dihej botërisht se kishte votuar në masë dërrmuese për të.
Por faktet dhe realiteti nuk kishin rëndësi përMcEntee & co. – ata thjesht deshin të trysnonin Zv. Presidentin Pence, duke i paraqitur një gjoja precedent nga autori i Deklartës së Pavarësisë. Trump-it mund t’i ketë pëlqyer teoria e mbajtësit të tij të çantës, por Pence-it dihet që nuk i pëlqeu. Në 6 janar ai shpalli Biden në Kongres si fituesin e garës presidenciale didn’t.
Në qoftë se Trump garon përsëri më 2024 dhe fiton, McEntee do të ketë një rol kryesor në Shtëpinë e Bardhë qysh në fillim të administratës së dytë Trump. Një nga ish-këshilltarët më të afërt të Trump-it më tha për këtë skenar diçka të frikshme: “Dridhem kur mendoj se çfarë përbërje mund të ketë një cabinet i dytë qeverisë i Trump-it. Besoj së Johnny McEntee, ka filluar qysh tani të përgatisë listat me kandidatët për postet kryesore…”
*Fragment nga libri i Jonathan Karl, “Betrayal: The Final Act of the Trump Show”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38