Flash News

E-TJERA

Djegia e flamurit, qeveria serbe i dërgon notë proteste Shqipërisë

Djegia e flamurit, qeveria serbe i dërgon notë proteste


Qeveria serbe i ka dërguar notë proteste Shqipërisë pas djegies së flamurit serb në sheshin Skënderbej të hënën, kur luhej ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë pret që institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të atij akti, të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe se do të njoftojnë institucionet e Republikës së Serbisë përmes mjeteve diplomatike brenda një afati të arsyeshëm.

Të fundit