Flash News

E-TJERA

“Do të ndërtoj projektin tim, do rritemi”, gazetari ironizon kandidatin e Alibeajt: U bëfsh edhe 100!

“Do të ndërtoj projektin tim, do rritemi”, gazetari

Kandidati i Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko deklaroi se pas 14 majit e djathta ka nevojë të riorganizohet.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai ka debatuar me gazetarët Arion Sulo dhe Mentor Kikia, madje këta të fundit nuk kanë ngurruar edhe ta ironizojnë.

Pjesë nga debati:

Roland Bejko: Do të propozoj bashkimin e të gjithë të djathtës që jashtë foltores dhe të hapet edhe te shoqëria civile. Ne duhet të bashkohemi. Berisha humbi, Shkodrën gjithë Shqipërinë.

Arion Sulo: Humbi për fajin tuaj.

Roland Bejko: Ka humbur për ne? Shumë mirë që humbi për ne. Sali Berisha duhet të humbiste. U vërtetua që Berisha është i fortë, por i pamjaftueshëm për të ardhur në pushtet. Unë nuk kam thënë që jam shumica. Saliu humbi nga vetja dhe jo nga ne. Antiamerikanizmi i përfaqësuar nga Sali Berisha nuk triumfoi dot. Edi Rama sa të jetë Sali Berisha do të rrijë në pushtet sa të dojë. Ne do të rritemi.

Arion Sulo: U rritsh dhe u bëfsh edhe 100 inshalla.

Mentor Kikia: Duhet opozitë e re zotëri se e morët në qafë këtë vend. Hapni krahun të gjithë.

Roland Bejko: Po të doni ju ikim ne, siç iku Enkelejdi, ju mbani Sali Berishën dhe Ilir Metën. Gara ime ishte që ti tregoja popullit që ne jemi ndryshe

Mentor Kikia: Dhe populli ua tregoi të gjithëve, nuk doli nga shtëpia

Roland Bejko: Ne na kërkoi dorëheqje, ju mbani Saliun. Kur të keni Saliun në studio, o drejtor i madh, o yll që po mund Amerikën. Unë do të ndërtoj projektin tim, pa berishizmin, pa korrupsion.

 

Të fundit