Flash News

E-TJERA

“Do të nxjerr dosjen e Gentian Sharrës”, Berisha debat me Ballën në Kuvend: Je i implikuar me të, ka transkripte

“Do të nxjerr dosjen e Gentian Sharrës”, Berisha debat me

Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në seancën parlamentare.

Berisha e akuzoi atë se ka kontakte me Gentian Sharrën, i cili rezulton i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

Nga ana tjetër, Balla i është përgjigjur duke i kërkuar që të bëhet burrë dhe të kallëzojë në Prokurori ish kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Berisha: Njeriu i cili sapo foli është me disa mbiemra droge, por megjithatë në respekt të qytetarëve po kthej përgjigje.

E vërteta është se në marrëveshjen që Edi Rama bëri me CEZ-in, i shkaktoi Shqipërisë, 630 milionë dollarë fatura të cilat i detyrohej Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo ishte marrëveshja e tij me Stefan Fylen.

Së dyti, përveç tyre, kompanitë e auditit më serioze ndërkombëtare i jepnin Shqipërisë, 3.2 miliardë euro zhdëmtime nga CEZ-i, por CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën dhe në kundërshtim flagrant me mendimin e arbitrit shqiptar, të huaj që ne kishim kontraktuar, Edi Rama firmosi marrëveshjen më të madhe korruptive, më të dëmshme në historinë e vendit me një kompani që i detyrohej fatura 630 milionë dhe detyrohej dëme të tjera, 3 miliardë e 200 milionë euro.

Tani, kur del këtu më mirë sill Gentian Sharrën. Do të ua nxjerr të gjithë dosjen e tij, të gjitha transkriptet, të shohësh se edhe sot je i implikuar me të.

BallaUnë nuk bëj gabime me rregulloren. Unë nuk i deformova fjalën zotërisë. Ajo që unë kërkova është që Kuvendi i Shqipërisë përsa kohë ka miratuar një raport… Ti zotëri je i kallëzuar penalisht. Ajo që unë kërkova është që Prokuroria të kthejë përgjigje. Luli është i yti, jo i imi.

Kallëzimin për Lulin në Prokurori e kam bërë unë. Tani që të doli Luli nga vatha, ti thua e kemi mbrojtur ne. Bëhu burrë dhe kallëzoje në prokurori, por burrë nuk ke qenë kurrë në këto 30 vite.

Të fundit