Flash News

E-TJERA

Do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës, GJKKO lë në 'arrest shtëpie' vëllain e ish-deputetit të PS

Do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës, GJKKO lë

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” që ishte më parë në arrest shtëpie për Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja. 

Ai akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës. 

“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 dhe me vendimin Nr.78, datë 12.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale”, thuhet në vendim.

Rraja akuzohet për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Emri i Xhelal Rrajës përmendet edhe në dosjen “Revanshi” të SPAK, hetimet e së cilës u mbyllën në shkurt të vitit të kaluar.

Rraja është mes 14 të pandehurve që u arrestuan në maj 2024 nga operacioni që goditi 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri.

Të fundit