Flash News

E-TJERA

“Do t'i bëjmë rrogat publike”/ Juristi kundër nismës së Ramës: S’është çështje konsultimi publik, bie ndesh me ligjin

“Do t'i bëjmë rrogat publike”/ Juristi kundër

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se pagat e qytetarëve do të publikohen çdo vit.

Në një konferencë për mediat, ai tha se kjo do të jetë një nga çështjet e Këshillit Kombëtar të radhës, duke e “justifikuar” se rrjedhja e pagave bëri që bizneset të reflektonin pagat reale të punonjësve.

Ky vendim shkel hapur të drejtën e privatësisë për të dhënat personale të qytetarëve. Këtë e pohoi për Politiko.al edhe juristi Ledio Braho.

Ai tha se kjo nuk është një çështje për konsultim publik. Publikimi i pagës bie ndesh me ligjet vendase dhe ndërkombëtare, shtoi juristi.

“Nuk është çështje konsultimi publik bërja publike e pagës së çdo shqiptari. Paga, në përputhje me legjislacionin në fuqi, por dhe me jursiprudencën e GjEDNj-së, është e dhënë personale. Si e tillë, për t'u bërë publike, duhet t'i merret pelqimi çdo punëmarrësi në vend, ku ai të dakordësojë për publikimin e pagës”, tha Braho.

Disa muaj më parë, në rrjet dolën pagat e mijëra qytetarëve, në shkelje flagrante me të drejtat e tyre. Tashmë Rama dëshiron ta legjitimojë këtë skandal, duke shtënë në dorë këtë të dhënë të rëndësishme të qytetarëve.

 

 

Të fundit