Flash News

E-TJERA

Do udhëtoni drejt Gjermanisë? Çfarë duhet të keni parasysh

Do udhëtoni drejt Gjermanisë? Çfarë duhet të keni

Aeroporti "Nënë Tereza" ka nxjerrë një njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

TIA bën me dije udhëtarët duhet të jenë të pajisur me pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë.

Në rast se qytetarët nuk janë vaksinuar, ata duhet të kenë testin Antigen ose PCR dhe do t'i nënshtrohen një karantine 10 ditore.

Kushti i tretë është që të paraqesin prova që janë shëruar, por deri në 6 muaj pas kalimit të virusit. Gjithashtu duhet të plotësojnë dhe një formular online.

TIA bën me dije se fëmijët nën moshën 12-vjeç janë të përjashtuar nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.

Të fundit