Flash News

E-TJERA

Do udhëtoni jashtë vendit për Vitin e Ri? MEPJ jep hartën me masat antiCovid

Do udhëtoni jashtë vendit për Vitin e Ri? MEPJ jep hartën me

Për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë vendosur që natën e ndërrimit të viteve ta festojnë jashtë Shqipërisë, është e rëndësishme të njihen me rregullat antiCovid në të gjitha shtetet e botës.

Ministria e Jashtme ka publikuar një hartë me të gjitha masat antiCovid në botë, si edhe rregullat e vendosura nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, duke i mëshuar më shumë njohjes së certifikatave dixhitale.

Njoftimi i MEPJ:

INFORMACION MBI KRITERET E LËVIZJES SË SHTETASVE SHQIPTARË, NË SHTETET E HUAJA.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë.

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE.

Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla.

Për të mësuar më tepër, zgjidhni shtetin

Të fundit