Flash News

E-TJERA

Doganieri kishte hyrë si sekser, kërkonte apartamentin si shpërblim, pse u vra inxhinieri në Vlorë

Doganieri kishte hyrë si sekser, kërkonte apartamentin si

Armando Meshau 55-vjeçar ditën e sotme në Vlorë, mbeti I vdekur pasi u rrah barbarisht nga 33-vjeçari Rei Meta. Sipas raportimeve “molla e sherrit” u bë prona.

Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Meta dhe punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, i kishte premtuar Meshaut zgjidhjen e një problemi për një pronë, dhe në këmbim do të merrte si shpërblim një apartament.

Dyshohet se Rei Meta kishte përdorur emrin e nënës së tij punonjëse në KLP dhe ndikimin si doganier për zgjidhjen e problemit.

Megjithatë Meshau kishte gjetur zgjidhje për problemin me pronën përmes disa personave të tjerë. Këtu dyshohet se ka lindur konflikti, pasi Rei Meta insistonte se e meritonte si shpërblim apartamentin.

Meshau ka refuzuar t'ia japë dhe për këtë arsye janë konfliktuar me fjalë fillimisht, dhe më pas Rei Meta e ka qëlluar dy herë me grusht, dyshohet duke i shkaktuar vdekjen.

Të fundit