Flash News

E-TJERA

D*ogë dhe armë në banesë, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

D*ogë dhe armë në banesë, arrestohen 3 shqiptarë

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë pasi akuzohen për posedim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga kanë rënë Memisha Memaj e Petraq Memaj nga Vlora (babë e bir) respektivisht 59 dhe 33 vjeç, si dhe Juljan Cami 27 vjec. 

Bënhet  me dijese gjatë kontrollit një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kg 210 gram marijuanë, 1 kg 375 gram hashash cokollatë, 200 gram vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë, 48 gram kokainë, 60 gram marijuanë, ndërsa është sekuestruar edhe një automjet.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe djali tjetër i Memishës, Stavro Memaj 30-vjeç i cili është shpallur në kërkim nga Policia. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Të fundit