Flash News

E-TJERA

Dogji qëllimisht dy automjete, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, procedohet një 16-vjeçar

Dogji qëllimisht dy automjete, arrestohet 19-vjeçari në

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka djegur qëllimisht dy automjete, disa ditë më parë.

Në banesën e 19-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Po ashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i një 16-vjeçari që dyshohet se është bashkëpunëtor në djegien e mjeteve.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 09.12.2025, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis”, njofton policia.

Të fundit