Flash News

E-TJERA

"Doja të vrisja veten", nëna e 20-vjeçarit tregon telefonatën e fundit: Mu duk si peshqiri i djalit tim

"Doja të vrisja veten", nëna e 20-vjeçarit tregon

Nëna e Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që mbeti i vrarë nga përplasja me armë në Velipojë ka treguar se si e mësoi lajmin e hidhur. Ajo ka thënë për "Neës 24" se  punonte në spital, por nuk fillimisht nuk i treguan se djali i saj kishte ndërruar jetë.

Nëna e 20-vjeçarit tregon se lajmin ia thanë të afërmit e saj, fillimisht vëllai ia kishte lënë të nënkuptuar dhe më pas ia kishte konfirmuar tezja e saj. Ajo u shpreh se telefonatën e fundit me djalin e ka bërë të shtunën në orën 19.00 dhe se më pas nuk mundi të kontaktojë më, as e ëma dhe as dajua.

Nëna tregon se 20-vjeçari i kishte kërkuar të nxirrte shëtitje qenin që mbanin në shtëpi. Sa i përket disa lajmeve që djali ishte autik, ajo i ka mohuar, duke theksuar se Musaeni gëzonte shëndet të plotë.

Nëna Musaenit tregon se në momentin që mori vesh lajmin nuk mundi ta mbante dot veten dhe në mendje i shkoi vetëvrasja. Ajo tregoi se tezja i tha se djali e kishte marrë plumbin kot.

“Jam zgjuar dhe në mëngjes kam shkuar në punë, mediat nuk i kam hapur. Në punë kam dëgjuar shkëputje zemre. Më ka marrë vëllai në telefon dhe më tha se Musaeni s’po përgjigjej. Në 7 të darkës ka qenë telefonata e fundit të shtunën në darkë dhe kam tentuar të kontaktoj prapë, por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi.

Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë. Kam shkuar e këputur në punë. Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar. Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese.

Mua me dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular atë djalin qe na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij.

Mora tezen time në Itali dhe më tha bëju e forte. Kur më tha bëhu e fortë aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam ulëritur. Se të shkosh në spital të lash rrobat e urgjencës, mua për momentin m’u duk peshqiri si i djalit tim, një i vogël me lule dhe unë e lava. Më tha unë jam i sëmurë dhe sa të marr veten se ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, djali jot e ka marrë plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjencës dhe aty kishte një saksi me gurë dhe thashë po e marr dhe ia hedhi vetes, por u largova”, tregoi nëna e 20-vjeçarit.

Të fundit