Flash News

E-TJERA

Dokumente me gabime/ Bashkia e Durrësit anulon tenderin për projektin ‘Veliera’

Dokumente me gabime/ Bashkia e Durrësit anulon tenderin për projektin
Foto Ilustruese

Bashkia e Durrësit ka anuluar tenderin për projektin ‘Veliera’ e cila u hap në muajin tetor dhe më 8 nëntor pritej që të shpallej firma fituese që do të ndërmerrte punimet për “Fazën e katërt të sheshit publik para hyrjes së portit Durrës”.

Ende nuk ka më shumë detaje lidhur me anulimin e tenderit, teksa mësohet se bëhet fjalë për disa “gabime apo mangësi të rëndësishme” që janë konstatuar në dokumente.

Tenderi për fazën e katërt të punimeve te ‘Veliera’ kishte vlerën prej 248 milionë lekë të reja ose rreth 2.5 miliardë lekë të vjetër, fond ky që do të përdorej për realizimin e veshjes së sipërme të strukturës. Kjo fazë pritej të zgjaste përafërsisht një vit.

E nisur më shumë se 4 vite më parë, “Veliera” ende nuk ka përfunduar, ndërkohë që majin e vitit 2020 ajo kërkoi një fond shtesë prej 850 milionë lekë, e cila u shpjegua si shtesë kontrate.

 

Të fundit