Flash News

E-TJERA

Doli në përgjimet e SPAK, arrestohet në Tiranë ish-futbollisti

Doli në përgjimet e SPAK, arrestohet në Tiranë

Është vënë në prangat e policisë së Tiranës ish-futbollisti i ekipit “Bistrica”, Markelian Alinani pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mësohet se 44-vjecari u shpall në kërkim pas operacionit të datës 19 qershor në qytetin e Sarandës, ku u arrestua prokurori Sali Hasa dhe oficeri i policise gjyqësore Napolon Hodaj.

Konkretisht Alinani del në përgjimet e SPAK duke ndikuar në paracaktimin e rezultatit te ndeshjes Selenica-Permeti si dhe dyshohet se ka ushtruar ndikim te paligjshëm per mbylljen e nje ceshtje penale ku ai ka qene i akuzuar per “Plagosje”.

Mësohet gjithashtu se Alinani rezulton person me precedente te tjerë penalë.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit M. A., 44 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, njofton policia.  

Të fundit