Flash News

E-TJERA

Doli për gjueti në pyll, gjendet i pajetë 65-vjeçari

Doli për gjueti në pyll, gjendet i pajetë 65-vjeçari
Foto ilustruese

Një person është gjetur i pajetë në pyllin e fshatit Janjar në Sarandë. Viktima është Bekim Brahimi 65-vjeç.

Ky i fundit kishte dalë vetëm për gjueti në pyll. Dyshohet se ai është sulmuar nga kafshët e egra. Sipas të dhënave të bëra publike deri më tani, ai ka pasur plagë të shumta në trup.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa pritet një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje. Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët vendas.

Të fundit