Flash News

E-TJERA

Don Bosko si “Venecia”, shiu paralizon trafikun

Don Bosko si “Venecia”, shiu paralizon trafikun

Tirana u përmbyt sërish edhe pse javën e kaluar u desh përmbytja e rrugëve nga lumi i Lanës që bashkia të niste pastrimin e kanalizimeve.

Shiu i dendur i mëngjesit të së mërkurës ka shkaktuar sërish përmbytje. Rruga “Don Bosko” është kthyer e gjitha në një pellg të madh uji ku kalimi i këmbësorëve është i pamundur ose me shumë sakrifica mund të futesh përmes “liqeneve” dhe ia del të kalosh rrugën.

Shkurt, na krijon pamjen e “Venecias” italiane.

Uji i dendur ka shkaktuar edhe trafik. Makinat janë paralizuar prej më shumë se gjysmë ore në trafik dhe e kanë të pamundur të lëvizin.


 

Të fundit