Flash News

E-TJERA

“Donacion apo koncesion”/ Ndërtimi i spitalit të Fierit, përfaqësuesi turk: Do të kushtojë 60-70 milionë euro

“Donacion apo koncesion”/ Ndërtimi i spitalit të Fierit,

Spitali rajonal i Fierit do të kushtojë 60-70 milionë euro.

Kjo shifër u bë publike nga përfaqësuesi turk i projektit, i cili i shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama ka parë nga afër zonën ku pritet të nisë puna që prej ditës së nesërme.

“Duhet të ndërtojmë spitalin për 3 muaj , do të bëjmë më të mirën. Do të fillojmë punë që nesër. Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama shkruan në FB se “Me kompaninë turke që do të ndërtojë Spitalin e Ri Rajonal brenda 3 muajsh, do të angazhojë 1200 punëtorë me 3 turne në 7 ditë të javës”.

Ndërtimi i kësaj vepre publike nga Turqia ndonëse një lajm i mirë, është shoqëruar me disa pikëpyetje për shkak të mungesës së transparencës nga qeveria shqiptare.

Përfaqësues të opozitës kanë ngritur dyshimet nëse kemi kemi të bëjmë me donacion apo koncesion, duke marrë shkas nga fakti se spitali i ri do administrohet fillimisht nga mjekë dhe staf turq.

Të fundit