Flash News

E-TJERA

Dorëheqja e Begajt ‘në dorë’ të Metës, çfarë ndodh nëse Presidenti nuk e dekreton lirimin e tij?

Dorëheqja e Begajt ‘në dorë’ të Metës,

Pas propozimit nga PS si kandidati për president, kushtetuta parashikon që Bajram Begaj duhet të japë dorëheqjen nga të gjitha postet aktuale.

Kështu, Begaj duhet të dorëhiqet si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për t’u zgjedhur si President i Republikës pasditen e sotme në Kuvend.

Por përveç dorëheqjes, ai duhet që të lirohet nga detyra edhe me dekret nga ana e Presidentit Ilir Meta. Por çfarë ndodh nëse Presidenti Meta nuk e dekreton lirimin e tij?

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në mbledhjen e grupit duke u ndalur te ky hap, tha se janë marrë masat nëse krijohet ndonjë ngërç nga Presidenti aktual Ilir Meta, i cili sot ndodhet në Stamboll. 

 “Kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës.
Ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen. Besoj që kjo procedurë do të përfshijë orët në vijim, edhe presidentin aktual të Republikës dhe besoj së nuk do të jetë një betejë e radhës me presidentin aktual. Megjithatë kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”, tha ai.

 

Të fundit