Flash News

E-TJERA

Dorëheqja e Hashim Thaçit, reagon Meta: Besoj në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve

Dorëheqja e Hashim Thaçit, reagon Meta: Besoj në
Hashim Thaçi dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit të Kosovës, i cili mori këtë vendim pas komunikimit të aktakuzës nga Gjykata e Hagës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta vlerësoi aktin e Thaçit për dorëheqjen, teksa u shpreh se beson në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Më tej ai shton se ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar.

Reagimi i plotë:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar.

Të fundit