Flash News

E-TJERA

Dorëzohet draft-propozimi, aktivistët: Miratoni statusin e klientit në nevojë për qytetarët që s’mund të paguajnë energjinë

Dorëzohet draft-propozimi, aktivistët: Miratoni statusin e klientit

Aktivistët dorëzojnë draft-propozimin në Këshillin e Ministrave: Miratoni statusin e klientit në nevojë për qytetarët që s’mund të paguajnë energjinë

Një grup aktivistësh kanë dorëzuar këtë të hënë në Këshillin e Ministrave draft-propozimin për dhënien e statusit për klientët në nevojë për qytetarët që s’kanë mundësi ta paguajnë energjinë elektrike.

Ishte grupi që thirri protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë që e ndërmori edhe këtë nismë. Sipas tyre, ky vendim erdhi pasi një e moshuar në Fier humbi jetën nga i ftohti.

Sipas përfaqësuesëve të shoqërisë civile janë rreth 150 000 familje në nevojë sa i perket pagesës së faturës së energjise elektrike. Ata propozojnë që çdo qytetar në nevojë të ketë në dispozicion 50KW energji në muaj për të përmbushur nevojat e tij. Aktivistët bënë me dije se gjate vitit 2020 - 2021 jane nderprere rreth 112 000 lidhje te paligjshme.

“Ka raste pafund të fëmijëve që s’mësojnë dot se skanë energji të njerëzve të sëmurë dhe u shkëputet energjia elektrike. Për të gjitha kategoritë kemi kërkuar që të përcaktohet një minimun prej 50 kilovatësh në muaj”, tha aktivistri dhe juristi Adriatik Lapaj.

Ndërkohë një tjetër shtoi se kostoja është e përballueshme nga Buxheti i Shtetit.

“Ideja është për dhënien e statusit të klientit në nevojë. Kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme”, u shpreh një iniciatorët.

Ndërkohë një tjetër aktivist theksoi se nismën do ta çojnë deri në fund.

“Qytetarët nuk e kanë më luksin të presin, qytetarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e sotmja është qasje institucionale dhe po e ndjekim në aspektin ligjor. Ne zotohemi që do të kemi mundësi ta adresojmë atë tek të gjitha grupet. Ne mendojmë që kjo çështje duhet çuar deri në fund”, u shpreh ai.

Të fundit