Flash News

E-TJERA

Dorëzoi 'çelësat' e bashkisë, Bardh Spahia shtrëngon duart me Benet Becin

Dorëzoi 'çelësat' e bashkisë, Bardh Spahia

Mesditën e sotme ish kryebashkiaku Bardh Spahia i ka dorëzuar detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Becit.

Në një reagim në facebook kryetari i ri në detyrë ka postuar fotot me Spahinë ku shihen duke shtrënguar duart. 

“Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia.

I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës” tha Beci.

Tani, tha Beci në fjalën e tij, administrata duhet të përqendrohet te e ardhmja për të kapur kohën e humbur.

“Do të punoj si shërbëtor i parë i Shkodrës. Tani është koha për një ndryshim të madh. Shkodra të arrijë të kapë kohën e humbur. Të paraprijë të ardhmen” , shkruan Beci.

Ndërkohë kujtojmë që në zgjedhjet e 14 majit Partia Socialisti arriti që të marrë për herë të parë bashkinë e Shkodrës.

Të fundit