Flash News

E-TJERA

“Dorëzoni celularët”/ ‘Përplasje’ PS-PD në komisionin e Sigurisë, seanca me dyer të mbyllura

“Dorëzoni celularët”/ ‘Përplasje’ PS-PD

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar sot me debate mes deputetëve demokrate dhe maxhorancës. Ishte deklarata që do të jepte zv.drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit ajo që nxiti debate mes deputetëve.

Olian Kanushi, i cili do të fliste për sulmet kibernetike të Iranit, kërkoi që seanca të mbahej me dyer të mbyllura me qëllim që sekretet të mos bëheshin publike, propozim që u mbështet nga maxhoranca. Do të lutesha të merrnit një vendim duke qenë se 100% të çështjeve në këtë seancë janë të nivelit sekret. Vetëm për këtë aspekt dhe jo për diçka tjetër”, u shpreh ai.

Deputetët e maxhorancës kërkuan të zhvillojnë seancë me dyer të mbyllura pa praninë e mediave duke kërkuar edhe marrjen e celularëve të deputetëve që ishin të pranishëm në seancë.

Debatet në seancë

Ervin Salianji: Jemi në një situatë të rëndë kur të gjithë të dhënat po përfundojnë në publik. Duhet t’i japim siguri qytetarëve shqiptarë që jemi në rrugën e duhur dhe institucionet po funksionojnë.

Xhemal Qefalia: Nuk jemi han me dy porta për të nxjerrë në publik informacionet sekrete dhe tepër sekrete. Secili deputet është i përgjegjshëm. Duhet të operoni menjëherë me vazhdimin me dyer të mbyllura të kësaj seance.

Ferdinand Xhaferraj: Ky është skandali. E dija që ka një VKM. Ky është skandali. Jam deputet me eksperiencë. Nuk e ke pronën tënde. Certifikatën e kërkon Rama që e mbushi kuvendin me kriminelë. Deri në vitin 2013 nuk është kërkuar.

Nasip Naço: Bëni gati që të dorëzoni edhe celularët

Flamur Noka: Do i dorëzojmë të gjitha. Do i dorëzojmë ça të kemi, para jo se paratë i keni rrujt. Ju i kërkoni deputetëve të dorëzojnë gjithçka.

Nasip Naço: Pse keni frikë nga rregullat

Flamur Noka: Mirë bën që i kërkon deputetëve të dorëzojnë celularët sepse sot shqiptarët kanë dorëzuar në duart e hakerave çdo të dhënë.

Sepse ka një qeveri që vetëm vjedh dhe nuk ruan sistemet. Ki durim pak. Çështja pse është thirr kreu i SHISH është mjaft sensitive për ne dhe për çdo qytetar shqiptar. Nuk ka asnjë sekret edhe pse mundoheni ta kanalizoni në linja të tilla.

 

Të fundit