Flash News

E-TJERA

Dosja 339, Altin Avdyli kërkon përjashtimin e gjyqtares së çështjes

Dosja 339, Altin Avdyli kërkon përjashtimin e gjyqtares së
Foto Ilustruese

Altin Avdyli, pjesë e të akuzuarëve të dosjes 339 kërkon përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

Në kërkesën e tij, Avdyli shprehet ndër të tjera se gjyqtarja në fjalë ka dhënë vendim për një pjesë të dosjes “339/3” ndaj nuk mund të gjykojë çështjen në fjalë “339/2”

Avdyli, pjesë e dosjes për laboratorin e heroinës në Has, aktualisht me masë sigurimi “Arrest në burg” është nën akzuë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Teksa SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Altin Avdylin, ai kërkon përjashtimin për njëanshmëri të gjyqtares, pjesë e trupit gjykues.

“Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me ralatore znj. Danile Shirka, me Vendimin Nr.28, date 28.10.2020, (per të njëjtin procedim) ka vendosur: Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 9,4 vite burgim. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Duke qënë se për të njëjtin procedim është shprehur me vendim, kjo gjyqtare Daniela Shirka, nuk mund të gjykojë çeshtjen penale nr. 38, me të pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli”, thuhet në kërkesë.

Të fundit