Flash News

E-TJERA

‘Dosja 339’/  SPAK jep pretencën për Astrit Avdylin dhe të arrestuarit e tjerë të “Vol-vo 4”

‘Dosja 339’/  SPAK jep pretencën për Astrit Avdylin

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për grupin Avdylaj, lidhur me çështjen “Volvo 4” (zbulim i laboratorit të heroinës në Has para 3 vitesh ku u goditën 4 grupe kriminale). 

Kështu, për të gjithë grupin, SPAK ka kërkuar në total 55 vite burg.

Konkretisht, SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin, i akuzuar për trafikim narkotikësh e armë pa leje.

Astrit Avdyli akuzohet si kreu i grupit të strukturuar kriminal të Avdylajve në Shijak dhe se drejton rrjet të fuqishëm të trafikut të drogës.

SPAK kërkoi po ashtu 12 vite burg për Xhemal Shalën, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal, 9 vite burg për Jasin Avdylin, 3 vite burg për Fatos Llaftiun për mos kallëzim krimi, 9 vite burg për Denis Llaftiun i akuzuar për grup të strukturuar kriminal, shitje narkotikësh dhe 12 vite burg për Iskënder Salen, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal.

SPAK kërkon që të akuzuarit ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

 

 

Të fundit