Flash News

E-TJERA

Dosja “5D”, Deborah Keçi paraqitet në SPAK

Dosja “5D”, Deborah Keçi paraqitet në SPAK

Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtoreshës së Klubit Sportiv Tirana, është paraqitur sot në SPAK.

Keçit i është caktuar nga SPAK masa e sigurisë “detyrim paraqitje” pas hetimeve të kryera në kuadër të “Dosjes 5D”. Keçi është shoqëruar nga avokati i saj.

SPAK e akuzon Deborah Keçi, për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla.

SPAK ka caktuar masën e sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe ndaj shtetasve Eglantina Zere, Enton Punavia, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj dhe Albano Janku.

Të fundit