Flash News

E-TJERA

Dosja AKSHI, gazetarja: SPAK mund të shtyjë hetimet, ja pse nuk e arrestuan Karçanajn

Dosja AKSHI, gazetarja: SPAK mund të shtyjë hetimet, ja pse nuk e

Gazetarja Anduena Llabani, teksa foli për dosjen e AKSHI-t, paralajmëroi një shtyrje të mundshme të hetimeve nga SPAK.

E ftuar në News24, gazetarja tha se prokurorët e posaçëm mund të veprojnë njësoj si rasti Balluku dhe se momentalisht nuk po e arrestojnë Mirlinda Karçanajn, për ta mbikëqyrur.

“Në këtë veprimtari ka patur shumë kompani të cilat kanë përdorur skemat për tenderat. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë, por ajo që ka shokuar SPAK ka patur shumë kompani që kanë përdorur skemat për tenderat.

Ishin kompanitë e përzgjedhura nga AKSHI që përcaktonin fituesin e tenderit, cmimin, llojin e tenderit që lidheshin me një grup tjetër të interesuar. Tendera ishin të deleguara dhe të mirëmenduara dhe çmimet i vendosnin bizneset. Por ajo që është e sigurt, ka shumë gjëra që pritet të dalin.

Për Ballukun, SPAK ka kërkuar shtyrje të hetimeve, por dhe për këtë dosje do të ketë shtyrje, është e drejta e prokurorëve, e ka patur të arsyeshme për të mos e arrestuar Karçanajn, pasi ndoshta është më mirë për ta mbikqyrur nga jashtë”, tha Llabani.

Të fundit