Flash News

E-TJERA

Dosja “Buka”, zhvillohet sot seanca paraprake për Arben Ahmetajn

Dosja “Buka”, zhvillohet sot seanca paraprake për Arben

Nis sot shqyrtimi i çështjes penale në seancë paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arhmen Ahmetaj për privatizimin e fabrikës së bukës.

Ahmetaj akuzohet për veprën e shpërdorimit të detyrës për ashtuquajturën çështja ‘Buka’.

Sipas Prokurorisë Ahmetaj ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 09:00.

Prej muajsh, Ahmetaj ndodhet në arrati pas hetimeve të nisura në kuadër të aferës së inceneratorëve, për të cilën ish-zv.kryeministri akuzohet për tre vepra penale.

Pak ditë më parë, Ahmetaj humbi edhe mandatin e deputetit të PS. Vendin e tij e mori Plarent Ndrecaj.

Të fundit