Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dosja e “Grupit të deputetëve”: Shefqet Beja më dha stërlina e flori nga të anglo-amerikanëve, e para do sulmohej Shkodra
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme të cilat i përkasin dosjes hetimore dhe gjyqsore të të ashtuquajturit “Grupi i Deputetëve”, ku bënin pjesë 24 të pandehur dhe midis tyre emra dhe personalitete të njohura të periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e më pas deputetë të Parlamentit Shqiptar apo në Kryesinë e Frontit Demokratik të Shqipërisë të kryesuar nga gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, si Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Karbunara, etj., të cilët u nxorrën para një gjykate ushtarake të kryesuar nga major Niko Çeta dhe prokuror, Josif Pashko.
Cilat ishin akuzat e formuluara nga ana e trupit gjykues ndaj 24 të pandehurve: Shefqet Beja, Enver Sazani, Sheh Ibrahimi (Karbunara), Selaudin Toto, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Hysen Shehu, Salim Kokalari, Sulo Konjari, Ramazan Tabaku, Gjovalin Vlashi, Rustem Sharra, Xhevat Xhafa, Rram Marku, Beqir Çela, Riza Alizoti, Sulo Klosi, Saggioti Paolo, Foto Bala, Abdyl Kokoshi, Shefki Minarolli, Pertef Karagjozi, Mehmet Prishtina dhe Agathokli Xhitoni?
Çfar deponuan gjatë proçesit hetimor dhe gjyqësor të pandehurit e “Grupit të Deputetëve”, lidhur me: organizimin e tyre, degët që kishin nëpër rrethe të ndryshme të vëndit, njerzit që i kryesonin ato, lidhjet me grupet e rezistencës antikomuniste që ishin në arrati, apo eksponentë nacionalistë të Ballit dhe Legalitetit që ndodheshin në kampet e Italisë, mbështetja që ata kishin nga anglo-amerikanët dhe misionet e tyre që vepronin në Shqipëri, lidhjet me ushtarakë të lartë madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe asaj të Punëve të Brendëshme, e deri tek njerëz me funksione të larta, pranë Enver Hoxhës, etj.
Dokumentet që po publikojmë në këtë shkrim i përkasin dosjes gjyqësore dhe hetimore, të të ashtuquajturit “Grupi i Deputetëve” që u arrestuan dhe u morën të pandehur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke u vunë në bangon e të akuzuarëve në fillimin e shtatorit të vitit 1947. Në atë gjyq i cili u zhvillua në Kinema “17 Nëntori” të kryeqytetit nga data 4 deri në datë 27 shtator, kur u dha edhe pretenca, u gjykuan si të pandehur 24 persona, ku pjesa dërmuese e tyre ishin personalitete të njohur të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Pjesa më e madhe e tyre ishin intelektualë të njohur, të cilët ishin diplomuar në universitetet e Perëndimit dhe disa prej tyre si: Shefqet Beja, Enver Sazani dhe Sheh Ibrahim Karbunara, ishin deputetë të Paralamentit Shqiptar, të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik që udhëhiqej nga Partia Komuniste e kryesuar prej Enver Hoxhës.
Përveç këtyre tre personave tepër të njohur si nacionalistë dhe me popullaritet mjaft të madh në të gjithë vëndin dhe që ishin krerët e atij grupi të pandehurish, të njohur si “Grupi i Deputetëve”, edhe një pjesë e madhe e tyre ishin antizogistë dhe kishin mbështetur apo kishin marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Po kështu në përbërje të atij grupi kishte dhe intelektualë të tjerë dhe tregtarë të ndryshëm, të cilët nuk kishin aderuar në asnjë nga tre forcat politike (Balli, Legaliteti dhe Partia Komuniste) gjatë periudhës së Luftës, por që ishin brymosur dhe kishin përqafuar idetë liberal-demokrate të vëndeve Perendimore ku kishin studjuar, duke pasur prirje të theksuara antikomuniste.
Procesi gjyqësor i “Grupit të Deputetëve” i cili filloi me një pomozitet të madh nga ana e propagandës së regjimit komunist, duke vënë në dispocizcion të gjithë arsenalin e saj me radio, gazeta dhe afishe të ngjitura nëpër mure, për nga përmasat e rëndësia e tij, ishte procesi i dytë më i madh i zhvilluar deri në atë kohë që nga mbarimi i Luftës. Proçesi i parë gjyqësor ishte zhvilluar në marsin e vitit 1945, i njohur si “Gjyqi Special kundër kriminelëve të Luftës” dhe në bankon e të akuzuarëve të atij gjyqi, kishin dalë 64 persona, ku pjesa më e madhe i tyre kishin mbajtur funksione të larta në të gjitha qeveritë shqiptare që nga ajo e Ismail Qemalit, e deri tek ato nën pushtimin gjerman, si deputetë, kryeministra, ministra, prefektë, kryetarë bashkish, ambasadorë, ushtarakë të lartë etj.
Ndryshe nga Gjyqi Special i marsit të vitit 1945, ku gjykoheshin si të pandehur të gjithë ata persona të cilët regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shpallur si “armiq e kriminelë lufte”, procesi gjyqësor i Grupit të Deputëtëve, që filloi në katër shtatorin e vitit 1947, kishte një ngarkesë akoma më të madhe politike e sociale, e interes të jashtëzakonshëm, pasi aty gjykoheshin një pjesë e atyre personalitëteve që kishin aderuar brenda rradhëve të Frontit Demokratik, që e udhëhiqte Partia Komuniste e sapoardhur në pushtet.
Nga dëshmi të ndryshme të marra si nga ana e familjarëve të “Grupit të Deputetëve”, ashtu dhe nga ish-ushtarakët e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, pothuaj gati të gjithë të pandehurit e atij grupi, gjatë procesit hetimor i janë nënshtruar torturave nga më ç’njerzoret në mënyrë që të pranonin akuzat që u ngarkoheshin nga ana e hetuesëve. Ajo shihet qartë edhe nga dosja gjyqësore e atij procesi, ku disa nga të pandehurit gjatë gjykimit të tyre i kanë mohuar ato dëshmi që kanë dhënë gjatë hetuesisë, duke u shprehur me fjalët: “Nuk kemi qenë në gjëndje dhe i kemi firmosur ato”.
Përveç atyre dëshmive të mohuara në atë proces gjyqësor, nga ana e të pandehurve të atij procesi ka edhe shumë dëshmi të tjera, ku flitet për aktvitetin dhe veprimtarinë e tyre antikomuniste, të filluar që nga periudha e Luftës e deri në atë kohë që u arrestuan, ku Sheqet Beja, Enver Sazani, Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Tefik Deliallisi, Sulo Kloso, Salim Kokalari, Beqir Çela etj., kanë pranuar të gjithë aktivitetin e tyre që synonte rrëzimin e Qeverisë Komuniste të Enver Hoxhës. Po kështu në atë dosje gjyqësore shihet se të pandehurit kanë pranuar edhe lidhjet e bashkëpunimin e tyre me misionet anglo-amerikane të kryesuara nga Harry Fultz dhe gjenerali Hodgson, si dhe lidhjet me eksponentët kryesorë nacionalistë të Ballit e Legalitetit, që ishin në mërgim apo në arrati nëpër male.
Përveç shumë dëshmive të bëra nga të pandehurit e atij procesi gjyqësor, (gjithnjë duke i’u referuar dosjes në fjalë), ku tregohen lidhjet e tyre dhe aktiviteti antikomunist për rrëzimin e regjimit komunist, një nga dëshmitë më interesante në atë gjyq, është ajo e bërë nga Tefik Deliallisi, ku ai tregon për bisedën e bërë në shtëpinë e Ymer Keçit në Tiranë, ku Ymeri i ngarkoi Hamdi Kacolles, (njeriut që shërbente pranë Myslym Pezës) atentatin ndaj gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës e Koci Xoxes, gjatë vizitës që ata do të bënin në Pezë.
Ndonëse Memorie.al disponon të gjithë dosjen e plotë gjyqësore të këtij grupi, e cila përbëhet nga 173 faqe të daktilografuara dhe është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, vendosëm që të publikojmë vetëm disa nga pjesët kryesore të saj, duke i dhënë ato në variantin original, ashtu siç ndodhen në dosjen përkatëse.
Kryetar: Major Niko Çeta
Anëtar: Kapiten I-rë, Nexhat Hyseni
Kapiten II-të, Mustafa Iljazi
Kryesekretari: Aspirant Thoma Rino
Prokuror: Zv/ Prokuror i Përgjithshëm, Josif Pashko
Duke formuar një organizatë tradhëtaro-sabotatore, të lidhur me kriminelët e luftës jashtë dhe brenda Shqipërisë dhe të shtyrë e të ndihmuar nga agjentat e imperializmit Anglo-amerikan, kanë kryer akte sabotazhi, spiunazhi, terrorizmi për rrëzimin me forcë të Pushtetit Popullor dhe për sjelljen në fuqi të regjimit shtypës të Ballit e Legalitetit. Mbas kësaj u bë apeli i të pandehurve të cilët u ndodhën të gjithë prezent. U mor identiteti i tyre:
Dëshmia e Hysen Shehut
Mbi këtë merret në pyetje i pandehuri Hysen Shehu, të cilit ju caktua kryesisht si Avokat mbrojtës z. Ilija Kote dhe e pranoi.
Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha që e pranon.
Mbasi u pyet deklaroi: “Gjatë okupasionit kam qenë nëpunës në arsim. Kam bërë pjesë në grupin nacional-demokrat të deputetëve, i cili kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit të sotëm dhe marrjen e tij, në dorë, aktivitetin e kam filluar në muajin shkurt 1945, por qysh në vitin 1944, kur me rastin e Kongresit të Beratit kishin ardhur në Lushnjë disa delegatë, janë mbledhur në shtëpinë time në Karbunarë Shefqet Beja, Ymer Keçi, Muharrem Vllamasi. Aty Shefqet Beja tha që në Kongresin e Beratit u kuptua se gjithçka ishte në dorën e Partisë Komuniste, kurse neve mundimi na shkoi kot”. Aty tha se në këtë mënyrë kishte biseduar dhe me Gjergj Kokoshin e Suat Asllanin; gjithashtu dhe Ymer Keçi tha që kishte biseduar dhe ai me Gjergji Kokoshin e Suat Asllanin për këtë punë. Këtu u mor vendim që të mblidheshim në Tiranë për të biseduar dhe me shokë të tjerë. Në muajin shkurt 1945, bëmë një mbledhje në shtëpinë e Shefqet Bejës në Tiranë, ku ishin Tefik Deliallisi, Selaudin Toto, Salim Kokalari, Kol Kuqali, Enver Sazani, Kostandin Boshnjaku. Mbledhjen e hapi Shefqet Beja, i cili tha që sikundër kishim biseduar dhe më parë dhe me shokët e tjerë, neve duhet të formojmë një organizatë. Unë erdha në këtë mbledhje bashkë me babanë tim Shef Ibrahim Karbunarën me makinën e Frontit që më dërgoi Shefqeti, i cili më lajmëroj se duhet të vija së bashku me babanë. Mbas Shefqetit, folën me rradhë Kostandin Boshnjaku, Selaudin Toto, Enver Sazani e Kol Kuqali. Ky i fundit d.m.th. Kol Kuqali, tha se këtë punë duhet t’jua raportojmë dhe anglo-amerikanëve. Kostandin Boshnjaku tha se mendimi i Kolës ishte i mirë. Këtu u vendos që të thirreshin në këtë organizatë dhe Gjergj Kokoshi, Musine Kokalari, Suat Asllani, Cen Elezi dhe Faik Shehu. Shefqeti tha që duhet të organizohemi mirë dhe me ndihmën e anglo-amerikanëve, të rrëzonim pushtetin. Këtu u vendos që kjo organizatë të ishte ilegale. Në këtë mbledhje caktuam që rreth formimit të kësaj organizate t’u thoshim gjithë miqve dhe elementëve besnikë që njihnim. Mbledhjen tjetër e bëmë në mars 1945, në shtëpinë e Ymer Keçit, ku ishim ne të parët dhe Salim Kokalari, Gjergj Kokoshi e Sami Çeribashi. Mbledhjen e hapi Shefqet Beja. Këtu foli Kol Kuqali, i cili tha që po ta shifni dhe juve me vend, këtë t’jua raportojmë anglo-amerikanëve.
Në mbledhjen e parë u shtrua që Kol Kuqali me Selaudin Toton, të shkonin tek anglo-amerikanët dhe t’jua raportonin: në mbledhjen e tretë këta na raportuan neve rreth kësaj çështje, tue na thënë se anglo-amerikanët e pritën mirë organizimin tonë. Në këtë mbledhje u vendos që të krijoheshin Komitete në të gjitha qendrat e Shqipërisë dhe të bëheshin lidhje me kriminelët e arratisur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Lidhjet me kriminelët në Shkodër, do t’i bënte Riza Dani, në Korçë Kol Kuqali, në Durrës Tefik Deliallisi, në Dibër Faik Shehu, Irfan Majuni e Selman Ndreu dhe në Gjirokastër Selahudin Totua. Në këtë mbledhje Abdyl Kokoshi përfaqësonte Ballin, i cili kishte marrë letra nga Mithat Frashëri dhe Ali Këlcyra; Sami Çeribashi përfaqësonte një grup nacionalistësh, Gjergj Kokoshi, Suat Asllani dhe Musine Kokalari përfaqësonin Social-Demokraten dhe grupi ynë Naciona-Demokrat. Këtu u vendos të bashkëpunohej ndërmjet grupeve. Natën e kryengritjes e caktuam më 17 Nëntor dhe do të bëhej në Shkodër pasi për atje na kishin thënë anglo-amerikanët, që sa të merrej Shkodra nga kryengritësit, për 3 ditë ata do të zbarkonin. Unë kam marrë nga Shefqet Beja 180 stërlina para hotel Dajtit, letër dhe flori, këto m’i dha për disa njerëz të organizatës që ishin ngushtësisht ekonomikisht. Nuk di kush ka marrë tjetër të holla. Mbi pyetjen e prokurorit i pandehuri tha: U vendos për kryengritje Shkodra, se aty kishin kërkuar anglo-amerikanët dhe se atje reaksioni ka qenë më i organizuar. Kur do të sulmohej Shkodra, të arratisurit e qarqeve të tjera do të sulmonin dhe ata për t’ju ardhur në ndihmë. Arratisjen e Cen Elezit e mora vesh dhe na erdhi mirë, kurse kur u dorëzuan djemtë e tij nuk na erdhi mirë dhe me këtë rast bëmë një mbledhje, ku u vendos t’ju njoftohej anglo-amerikanëve prej Kol Kuqalit dhe Selaudin Totos./Memorie.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38