Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dosja e helmimit të 60 nxënësve fle prej tre vitesh në sirtarët e Prokurorisë

Martin Cami e mban mend mirë 17 nëntorin 2017. Ai sapo kishte filluar vitin e fundit të gjimnazit dhe shkoi në shkollë si çdo mëngjes, por pa mbaruar ora e parë e mësimit, ai dhe shokët kishin vështirësi në frymëmarrje.
“Ajri sa vinte e rëndohej më tepër. Pa mbaruar mirë ora e mësimit, të gjithë kërkuam të dalim jashtë, pasi nuk ndjeheshim mirë,” kujton ish-nxënësi i gjimnazit “Rifat Manjani” në fshatin Shupenzë të Bulqizës.
Kur dolën jashtë, Martini dhe shokët e shoqet e klasës filluan të binin në tokë pa frymë. Ish-gjimnazisti e përshkruan skenën të frikshme, me prindërit që mbërritën me nxitim në dyert e shkollës në kërkim të fëmijëve dhe sirenat buçitëse të ambulancave.
Rreth 60 nxënës u helmuan atë ditë, kryesisht në klasën ngjitur me kaldajën dhe në klasën e pozicionuar mbi të. Nxënësit u shtruan në spitalet e Bulqizës, Peshkopisë dhe tre prej tyre në gjendje të rëndë u nisën drejt Tiranës. Fatmirësisht nuk pati viktima.
Institutit të Shëndetit Publik, ISHP dhe Policia, fajësuan asokohe keqfunksionimin e kaldajës së sapoinstaluar në shkollë, por gati tre vjet pas ngjarjes, Prokuroria e Dibrës nuk i ka përfunduar dot hetimet dhe procedimi penal i regjistruar mbetet pa autorë.
I pyetur nga BIRN, prokurori i çështjes, njëkohësisht drejtues i Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojku tha se vonesa në hetimin e ngjarjes vinte si shkak i ngarkesës.
Helmimi i 60 nxënësve
Gjimnazi i Shupenzës u bë me kaldajë në verë të vitit 2017, pas përfundimit të një rikonstruksioni me vlerë 72.6 milionë lekë. Sipas një raporti të përgatitur për ngjarjen nga Instituti i Shëndetit Publik, ISHP, kaldaja e shkollës ishte vendosur në punë në orën 6 të mëngjesit të 17 nëntorit.
Në orën 8.30, kur në shkollë kishte filluar mësimi, kaldaja ishte fikur pasi prej saj dilte tym. Gati një orë pas fikjes së kaldajës, nxënësit e dy klasave ngjitur me të filluan të shfaqnin probleme me frymëmarrjen.
Gjimnazistët që përfunduan në spital shfaqën simptoma të marramendjes, të vjella dhe shenja të tjera të ngjashme me helmimin.
Sipas ISHP-së, niveli i monoksidit të karbonit i matur në klasa pas ngjarjes ishte tre herë më i lartë se norma e lejuar. ISHP në raport bën me dije se kaldaja ishte instaluar me gabime dhe ishte jashtë kushteve teknike, ndërsa kërkoi një oxhak të ri që duhej të ishte 7 metra mbi godinë, një dalje të jashtme të kaldajës dhe një sistem alarmi për të.
Në një investigim të dhjetorit 2017, BIRN gjeti se kaldaja ishte instaluar nga një kompani pa eksperiencë në atë proces, në një tender që ngjallte dyshime për konflikt interesi. Tenderi ishte fituar nga kompania Ndregjoni sh.p.k, por kjo e fundit kishte kontraktuar kompaninë “B Alla 76” për punimet.
Kompania ishte në pronësi nipave të kryebashkiakut të kohës, Melaim Damzi dhe vëllezërve të kryetarit të Partisë Socialiste -aktualisht kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Si Damzi ashtu edhe Alla i mohuan atëherë akuzat për ndikim në tenderim.
Alla megjithatë pranoi në një bisedë për BIRN në dhjetor 2017 mungesën e eksperiencës. “Panë që dilte tym, por menduan se ishte si tymi i sobës dhe se do largohej vetë,” tha ai duke iu referuar problemeve që kaldaja kishte shfaqur pas vënies në punë.
Zvarritja e hetimeve
Menjëherë pas ngjarjes, Prokuroria e Dibrës njoftoi fillimin e hetimeve për zbardhjen e përgjegjësive në instalimin e gabuar të kaldajës, që rrezikoi jetën e 60 nxënësve. Por 31 muaj më vonë, Prokuroria i tha BIRN se prokurori i çështjes ende nuk ka dalë me vendim për çështjen.
“Për shkak të ngarkesës së madhe në punë, prokurori nuk ka dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje penale,” thuhet në përgjigjen që BIRN mori më 25 maj, pas një ankese te Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
Në përgjigje të kërkesës për informacion, Prokuroria tha se kishte kryer “pothuajse të gjitha veprimet e mundshme hetimore”. Megjithatë, Prokuroria shtoi se çështja penale ende nuk kishte të akuzuar të regjistruar dhe se ajo që ndodhi në gjimnaz po hetohej si “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, të parashikuara nga neni 289/1 i kodit penal pa autor”.
Ky nen parashikon një hapësirë mjaft të gjerë dënimesh që shkojnë nga gjobë deri në 10 vjet burg, por akuza ende nuk ka emra përgjegjësish.
Prokuroria po ashtu bëri me dije se dosja ishte “shumë voluminoze” dhe se më shumë detaje rreth çështjes dhe mënyrës së përfundimit të saj do bëheshin publike së shpejti, por sërish pa caktuar një afat dhe pa bërë të qartë nëse dosja do të shkonte në gjykatë.
Vonesat në hetimin e çështjeve në prokurorinë e Dibrës u vunë në dukje edhe pas një kërkese nga Prokurori i Përgjithshëm për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që kërkoi hetim për shkeljet proceduriale në këtë prokurori.
Kryeprokurori Olsian Çela i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, që të inspektonte punën e prokuroreve Belina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj si dhe të verifikonte punën e kryer nga drejtuesi i Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojku për të parandaluar situatën e krijuar në zvarritjen e proceseve hetimore.
Sipas Çelës, prokurorët kanë bërë “veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale”.
Mimoza Koçiu, Këshilltare për Mediat e ILD-së i tha BIRN se kërkesa e kryeprokurorit Çela ishte në proces shqyrtimi. E pyetur për dosjen në fjalë, Koçiu tha se Prokurori i Përgjithshëm nuk u ishte referuar rasteve konkrete dhe se ndaj Kojkut kërkesa ishte për të verifikuar menaxhimin e prokurorisë.
Ndërsa për Prokurorinë është ende e paqartë se kush është përgjegjës, nxënësit e shkollës “Rifat Manjani” të Shupenzës e kanë të vështirë që ta harrojnë ditën e helmimeve.
Njëri prej tyre është edhe Martin Cami, tashmë 22 vjeç, ndonëse jeton prej dy vitesh në Itali.
“Kur jam në Shupenzë, sa herë shikoj nga shkolla më kujtohet ajo ditë si një kujtim mjaft i hidhur,” përfundoi ai. BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38