Flash News

E-TJERA

Dosja e ish-kryebashkiakes së Prrenjasit përfundon në SPAK, reagon Rira: Balla e përdor prokurorinë për sulme të ulëta politike

Dosja e ish-kryebashkiakes së Prrenjasit përfundon në SPAK,

Dosja e ish- kryetares së bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira ka përfunduar në SPAK.

Ky vendim erdhi pasi Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën. Ish-kryebashkiakja e LSI akuzohet për shpërdorim detyre dhe se ka abuzuar me një tender për fushën e sportit.

Pas publikimit të lajmit, ish-kryebashkiakja Rira reagoi më një postim në rrjetet sociale, duke shigjetuar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

 "Taulant Yarisi vazhdon luftën e tij të ulët politike kundra meje, prej më shumë se 3 vitesh tashmë! Me kuç e me maç, me media ta paguara e pazare të fëlliqura, përpiqet të hedhë baltë mbi figurën time, integritetin dhe profesionalizmin tim! Taulant Yaris Balla, MEDUZA e Elbasanit, e ka kthyer prokurorinë e Elbasanit në celulë sulmesh të ulëta politike!

Me urdhër të Tao Yarisit, prokurori K. Ajazi, vëllai i këshilltarit të Taos, Besjan Ajazi, njëherësh kandidat për deputet i Rilindjes në Gramsh, vihet në shërbim të bandës së krimit mavi! I bëj thirrje KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë), të veprojë dhe të marrë masa ndaj prokurorëve të ndikuar politikisht", shkruan Rira.

 Ish-kryebashkiakja u padit nga kryetari aktual i bashkisë, Nur Belba, në vitin 2019. Miranda Rira ka drejtuar Bashkinë e Përrenjasit gjatë viteve 2015-2019.

Të fundit