Flash News

E-TJERA

Dosja ‘Gërdeci’, caktohet gjyqtari i Fatmir Mediut

Dosja ‘Gërdeci’, caktohet gjyqtari i Fatmir Mediut

GJKKO ka caktuar me short Erjon Çelën si gjyqtarin e i politikanit, Fatmir Mediut, pas rihapjes së dosjes Gërdeci, nga shpërthimi i të cilit në 15 marsit të vitit 2008 humbën jetën 26 persona, e u plagosën mbi 300 të tjerë.

Në fillim të muajit qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Pritej vendimi i Gjykatës së Posaçme nëse do të linte në fuqi vendimin e 2009, apo do të çonte çështjen për gjykim.

Ndërkohë avokati mbrojtës i tij, Ardian Visha, kohë më parë tha se mundësitë për ta rihapur çështjen janë zero sepse gjykata e posaçme e shkallës se parë nuk mund të prishë një vendim të gjykatës së Lartë që në këtë rast është vendimi i pushimit të 2009.

Tashmë që çështja u rihap, Mediu do të gjykohet në bazë të postit si ish-ministër që ka mbajtur, ndërkohë që tashmë ai nuk gëzon më as mandatin e deputetit, pas daljes së opozitës nga Parlamenti.

Të fundit