Flash News

E-TJERA

Dosja hetimore për 8 janarin/ Ish-kreu i Policisë Bashkiake Tiranë do mbronte selinë blu nga sulmet

Dosja hetimore për 8 janarin/ Ish-kreu i Policisë Bashkiake

Prokuroria kërkon për 29 nga të arrestuarit për protestën e 8 janarit masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa për 5 të tjerë “Detyrim paraqitje”.

Top Channel ka zbardhur detaje nga dosja hetimore me dëshmitë dhe të dhënat e prokurorisë. Sipas informacioneve të nxjerra nga dosja e Prokurorisë, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 të tjerë, ka qenë një nga personat kryesorë që do të mbronte selinë e PD-së në rast sulmi.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se në aplikacionin e Komisariatit Dixhital, ka mbërritur një video ku shfaqej një grup prej 10 anëtarësh që ishin duke ngrënë e duke luajtur instrumentet muzikorë. Në mesin e tyre, raporton Top Channel, është dalluar edhe Florenc Hoxha.

“Nga të dhënat operative që disponoheshin nga policia, rezultonte që grupimet e individëve të sipërpërshkruar, si dhe individë të tjerë që do të mbështesnin Grupin e Rithemelit të Partisë Demokratike, më 08.01.2021, do të kryenin veprime të dhunshme ndaj njëri-tjetrit, ndërtesës ose Selisë së Partisë Demokratike, duke u bërë pjesë e skenarëve të dhunës, shkatërrimit të pronës, prishjes së rendit e qetësisë publike, veprime për të cilat dyshohej që do të kryheshin dhe nga individë të dyshuar të armatosur me armë të ftohta apo zjarri”, citohet nga dosja.

Njëherazi, thuhet se edhe drejtoritë vendore të qarqeve kanë sjellë të dhëna se grupe të ndryshme po përgatiteshin të udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë.

Protesta e zhvilluar më 8 janar para selisë së PD-së, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të larguar kryedemokratin Lulzim Basha nga godina e opozitës.

Përplasja e parë nisi me sulmin e mbështetësve të Berishës ndaj Sekretarit të PD-së, Roland Bejko, kur ky i fundit po i drejtohej ambienteve të brendshme të selisë. Bejko u sulmua fizikisht në oborrin e godinës.

Më tej, protesta precipitoi në akte të dhunshme. Protestuesit arritën të depërtojnë në brendësi të katit të parë të selisë, ndërsa nga an a tjetër nga brenda godinës u hodh gaz lotsjellës kundrejt turmës. U desh ndërhyrja e policisë që të shpërndahej turma.

Të fundit