Flash News

E-TJERA

Dosja "SASPAC", Ilir Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar

Dosja "SASPAC", Ilir Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në çështjen penale të njohur si “SASPAC”, gjatë seancës së radhës së shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme, ku ai po gjykohet së bashku me 10 të bashkëpandehur.

Në fjalën e tij para gjykatës, Beqaj ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar pushimin e çështjes penale ose, në alternativë, kthimin e dosjes në SPAK për plotësim të hetimeve. Në rast se çështja kalon për gjykim, ai ka kërkuar që procesi të zhvillohet me procedurë të shkurtuar.

Sipas dosjes hetimore “SASPAC”, Ilir Beqaj akuzohet për gjashtë vepra penale, të cilat dyshohet se janë kryer në 27 episode të ndryshme. SPAK pretendon se gjatë kohës që drejtonte agjencinë që menaxhonte fondet e Bashkimit Europian në Shqipëri, ai është përfshirë në korrupsion në dy raste, shkelje të barazisë në tendera në tetë raste, falsifikim dokumentesh në nëntë raste, mashtrim me pasoja të rënda në bashkëpunim në disa raste, si dhe fshehje pasurie në tre raste.

Të fundit