Flash News

E-TJERA

Debati për ‘ish-sigurimsat’/ Autoriteti i Dosjeve: Politika kërkon ta përdorë për interesat e veta, ç’thotë për rastin Meta

Debati për ‘ish-sigurimsat’/ Autoriteti i Dosjeve: Politika

Edhe pse kanë kaluar më shuam se 30 vite nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri, debatet për dosjes e ish-Sigurimit të Shtetit janë rihapur sërish.

E shkuara komuniste u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të një dosje disa javë më parë, nga Autoriteti për Informimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku thuhej se një person me iniciale I. M ishte përfshirë si bashkëpunëtor me ish-Sigurimin.

Akuzat u drejtuan mbi ish-presidentin dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa ky i fundit i ka mohuar zërat se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Drejtuesja e Autoritetit për Informimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, tha për Zërin e Amerikës, se i kanë kërkuar Kuvendit ndryshime ligjore që sanksionojnë detyrimin e verifikimit të çdo kandidati për detyrat e larta, por edhe ata që propozohen për dekorime apo medalje.

Sula u shpreh se verifikimi nuk është i detyrueshëm, ndërsa theksoi se dy partitë kryesore në vend nuk i kanë sjellë kandidatët për verifikim. Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve tha se politika po tenton ta përdorë procesin e verifikimit të kandidatëve, sipas interesave të veta.

“Verifikimi mund të ndodhë, nga institucionet nga pushteti vendor nga partitë, por nuk është i detyrueshëm. Disa institucione i sjellin disa jo. Dy partitë kryesore nuk i kanë sjellë kandidatët për verifikim, ndërkohë që i kanë sjellë partitë e vogla, të cilat nuk janë aq prezente në parlament. Do ishte e udhës që të gjithë institucionet, partitë, dhe pushteti vendor të kalojë në filtrin tonë. Dhe propozimi ynë përmes vetëdeklarimit të kandidatëve për pushtetin vendor ose qëndror në zgjedhje të jetë i detyrueshëm. Institucioni më pas do marrë kohën e vet të bëjë verifikimin. Ajo që vihet re është se pavarësisht motivit për të cilin ne e zbatojmë ligjin dhe zbardhim dokumentet dhe informacionet ia japim publikut, natyrisht politika kërkon ta përdorë për interesat e veta. Nga ana tjeter dhe media shpeshherë është sipërfaqësore dhe nuk shkon thellë në hulumtime. Media dhe politika na bëjnë sfidë, por ajo që bëjmë ne, zbardhja e dokumentave, është një punë që e bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne duam që publiku shqiptar të njohë të dhënat, të njohë kandidatët për detyra të larta dhe të votojë i lirë, i qetë dhe i informuar. Të votojë për njerëz që janë ta pashantazhueshëm. Duhet kuptuar që pa informacion debati për të shkuarën nuk është i plotë”, tha Sula.

Sa i përket akuzave për ish-presidentin Ilir Meta si një ‘ish-sigurims’, Sula tha se Autoriteti ka pasur dyshimet e veta për rastin, ndaj edhe ka verifikuar arkivën e komisioneve Meizni dhe Bezhani ku bën pjesë edhe rasti i Metës.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve shton se verifikimi i para 20 viteve me atë tani është më i saktë për shkak të një arkive më të plotë, si dhe mundësisë së një hulmutimi më të thellë si pasojë e modernizimit të saj.

“Ne kemi patur dyshimet tona, administruam të gjithë arkivin e tyre. Praktikat që kanë sjellë në këto vendime ne i kemi marrë diku të paplota, diku pa firmë, pa vulë, pa relacione të hollësishme. Komisionet Mezini dhe Bezhani thjesht kanë bërë verifikimin përmes institucioneve të tjera, në atë kohë i ka bërë SHIK-u dhe Minstria e Brendshme verifikimet, ndërsa në rastin tonë arkiva është e gjitha këtu dhe kjo krijon një mjet të rëndësishëm për besimin, pasi jep instrumentin këtu në dorë. Ndërkohë deri dje thuhej “ka dosje individi” dhe përmendej fjala dosje me një emër e kujt është dosja, ndërsa sot objektivi ynë është që përmes dosjes të shkohet tek dokumentet që ka brenda në dosje dhe përtej saj të shkohet tek dhënat që prodhohen brenda në dokument. Pra pa e disponuar arkivën nuk e bën dot këtë analizë. Ne kemi dhe arkivën por dhe stafin e specializuar, gjë që i ka munguar dy komisioneve të mëparshme”, u shpreh kryetarja e Autoritetit të Dosjeve.

Të fundit