Flash News

E-TJERA

"Dr.Baromi"/ Rikthehen memet në rrjet për Bajram Begajn

"Dr.Baromi"/ Rikthehen memet në rrjet për Bajram Begajn

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila akuzon Presidentin Bajram Begaj se është i punësuar paralelisht në një klinikë private mjekësore, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, rrjetet sociale kanë rikthyer memet ndaj kreut të shtetit.

Një nga memet më virale është ajo e Presidentit i cili shfaqet me përparëse mjekësore dhe me stemën e klinikës "Acibadem" ndërsa njoftohen me nota ironie dhe oraret e vizitave që ofrohen në klinikë.. 

"Për vizita të premte, të shtunë dhe të hënën nga ora 16:00 deri në 22:00. Telefono në numrin e Presidencës për rezervime",- shkruhet krahas fotos. 

"Dr.Baromi"/ Rikthehen memet në rrjet për Bajram Begajn
Meme

Por kjo nuk është hera e parë që Presidenti Begaj bëhet objekt ironie në rrjet. Edhe më herët qytetarët kanë reaguar me humor dhe sarkazëm ndaj rolit të tij institucional, duke e portretizuar shpesh si një figurë simbolike nën varësinë e Kryeministrit Edi Rama.

Duke aluduar se Begaj vendos e firmos me urdhër të Ramës, meme e radhës e shfaq Presidentin me një telefon në dorë, duke i “kërkuar leje” Kryeministrit.

"Edi, të them ndonjë gjë unë?”, shkruhet krahas fotos ironi e cila nënvizon perceptimin e përhapur se Presidenti nuk guxon të reagojë pa “bekimin” e kreut të qeverisë.

"Dr.Baromi"/ Rikthehen memet në rrjet për Bajram Begajn
Meme

Në një meme tjetër të publikuar më herët, shihet libri "Kurban" i Edi Ramës, ku në vend të fytyrës së autorit, është vendosur imazhi i Presidentit Begaj me uniformë ushtarake duke nënkuptuar se Presidenti është “kurbani politik” i mazhorancës.

"Dr.Baromi"/ Rikthehen memet në rrjet për Bajram Begajn

Meme

Duket se roli i Presidentit po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, për shkak të mungesës së qëndrimeve të forta në çështje madhore dhe për shkak të dyshimeve për përfshirje në veprimtari private të papajtueshme me detyrën e tij.

Të fundit