Flash News

E-TJERA

Drejtoresha e Europol letër falënderimi Ardi Veliut, pas largimit nga detyra

Drejtoresha e Europol letër falënderimi Ardi Veliut, pas largimit nga

Drejtoresha e Europol-it Catherine de Bolle i ka dërguar një letër falënderuese ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pasi dorëzoi postin e tij drejtues.

Në letrën e saj, de Bolle e falënderon Veliun për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me Europol-in në goditjen e krimit të organizuar dhe për kontributin në zbatimin e ligjit midis Evropës dhe Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se dorëheqja e Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetiti i hapi rrugë Gledis Nanos.

LETRA FALENDERUESE:

I dashur Drejtor i Përgjithshëm,

U informova se shërbimi juaj i dalluar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar ka përfunduar.

Më lejoni ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’iu falënderuar për bashkëpunimin frytdhënës midis Europolit dhe Policisë së Shtetit Shqiptar nën udhëheqjen tuaj. Mbështetja juaj në Europol për të luftuar seriozisht krimin e organizuar, ka kontribuar sigurisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në zbatimin e ligjit midis Europës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Jam e sigurt se bashkëpunimi midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Europolit do të mbetet i shkëlqyer edhe në mandatin e pasardhësit tuaj, Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano.

Ju uroj çdo sukses në të ardhmen tuaj profesionale dhe faleminderit edhe një herë për mbështetjen tuaj në punën e Europol-it.

Drejtoresha e Europol letër falënderimi Ardi Veliut, pas largimit nga

Të fundit