Flash News

E-TJERA

Ç’dreqin bëhet në këtë vend”, Lapaj: Qeveritë e përgjegjshme kanë marrë masa

Ç’dreqin bëhet në këtë vend”, Lapaj:

Aktivisti i njohur Adriatik Lapaj në fjalën që mbajti në protestën para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës vuri theksin se qeveritë në rajon janë treguar të përgjegjshme, duke marrë masa konkrete për të përballuar krizën që ka prekur të gjithë botën.

Sipas tij, kjo nuk po ndodh me qeverinë shqiptare, ndërsa njoftoi se protesta vijon edhe ditët e ardhshme.

“Janë rritur çmimet e naftës, ushqimeve, bukës, por jo rrogat. Po çfarë dreqin bëhet në këtë vend!!

Qeveritë e përgjegjshme në rajon kanë marrë masa, kjo nuk është krizë vetëm e Shqipërisë, por edhe e vendeve të tjera që reflektohen edhe në Shqipëri. Nëse në vendet e tjetra çmimet rriten me 5%, si ka mundësi që në Shqipëri rriten me 25 %.

Në Serbi nafta do të mbetet 1.5 euro, në Maqedoni, çmimi tavan do të jetë 1.5 euro, në Kosovë është vendosur që shitësit me shumicë të kenë një marzh fitimi jo më shumë se një marzh prej 4% të vlerës.

Në Greqi qeveria do të japë një cek prej 300-400 euro në muaj. A keni pare te merret ndonjë masë nga Shqipëria për krizën në fjalë? Vazhdojmë dhe nuk ndalemi! nësër mblidhemisërish këtu”, u shpreh Lapaj.

 

Të fundit